Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka ndarë një mesazh vlerësues për kryetarin e Prizren, Shaqir Totaj, pas një takimi të zhvilluar gjatë fushatës zgjedhore.
Ismaili tha se Totaj është ndër personat që, pavarësisht angazhimeve të shumta, arrin të sjellë energji pozitive dhe optimizëm, duke e bërë më të lehtë përballimin e ditëve të ngarkuara të fushatës.
Ajo vlerësoi integritetin, përkushtimin dhe sensin e humorit të kryetarit të Prizrenit, duke theksuar se bisedat me të janë gjithmonë motivuese dhe frymëzuese.
“Faleminderit për mikpritjen dhe për motivimin kryetar! Siç thua ti: ka mbetë me thonë mirë jemi, se në fakt bash super jemi”, ka shkruar Ismaili. 6️⃣0️⃣✅
Postimi i plotë:
Në mesin e takimeve të shumta të kësaj fushate, ka njerëz që ta lehtësojnë lodhjen me energjinë dhe pozitivitetin e tyre. Njëri prej tyre është kryetari i Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Përveç integritetit dhe përkushtimit që e karakterizon, ai ka edhe një sens humori të veçantë që di të të bëjë të qeshësh edhe në ditët më të ngarkuara të fushatës.
Bisedat me të sjellin energji të re dhe optimizëm për punën që kemi përpara.
Faleminderit për mikpritjen dhe për motivimin kryetar!
Siç thua ti: ka mbetë me thonë mirë jemi, se në fakt bash super jemi ✨✨✨
6️⃣0️⃣✅






