“Ishte futboll dhe krenari”, Albin Kurti pret legjendën e Prishtinës Xhevdet Muriqi

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur legjendën e Prishtinës, Xhevdet Muriqin.

Kurti ka kujtuar kohën kur e përcillte nga afër Muriqin ose nga radiot e televizori, ndërsa tregoi se diskutuan edhe për emrat si Fadil Vokrri, Kujtim Shala e trajneri Qiro Bllazhevic.

“Dje prita në zyrë Xhevdet Muriqin, futbollistin e brezit të artë të Prishtinës së viteve të 80-ta. Pas 28 vjet jetë e punë në Kroaci dhe 12 të tjera në Gjermani, Xhevdet Muriqi është rikthyer vjet për të jetuar në Kosovë. Biseda jonë e përzemërt na ktheu te ndeshjet dhe emocionet e asaj kohe. Te stadiumi i mbushur përplot, te publiku që jetonte me lojën dhe te golat që ende i kujtojmë. Folëm edhe për vëllain e tij, Fadil Muriqin që jeton në Australi, për kolegët, Fadil Vokrrin, Kujtim Shalën, trajnerin Qiro Bllazheviq dhe të tjerët.

FC Prishtina na mblidhte në stadium, por edhe pranë radios e televizorit. Fitoret dhe sukseset e klubit, por edhe ngecjet e humbjet, i ndienim e përjetonim si tonat. Ishte futboll, ishte edhe krenari.

Të ngjashme

Të fundit