16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

“Ishte alarmante për ta kur bënë një fotografi”, Ashton flet për takimet e para Thaçi-Daçiq

- Advertisement -

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi që u arrit gjatë kohës kur ajo ishte ndërmjetësuese në dialog.

“Unë e kam shkruar. Ata e nënshkruan atë… Unë i vodha këto nga Brukseli kur u largova”, tha ajo me shaka, në një forum të organizuar nga OKB për ndërtimin e besimit.

Duke folur për takimin e parë Thaçi-Daçiq në Bruksel, ajo tha se ishte shumë alarmante për ta, kur për herë të parë bënë një fotografi të përbashkët.

“Kur dy kryeministrat erdhën në dhomën time, ata ishin në të njëjtën moshë dhe jetonin vetëm kilometra larg njëri-tjetrit, por nuk ishin takuar kurrë… ishte shumë alarmante për ta kur bëmë një fotografi,” kujton ajo.

Tutje, ajo shton se kur fillojnë këto procese, nuk ka pse ta pëlqeni personi me të cilin po negocioni.

“Kur filloni këto procese të ndërtimit të besimit, nuk keni pse të pëlqeni personin me të cilin po negocioni. Shumë rrallë e bëni – vetë fakti që po negocioni me ta do të thotë se ju kanë shkaktuar pak dhimbje. Por ju ende duhet të përpiqeni të punoni me ta”, shtoi Ashton.

Këto komente i ndai në platformën “X” gazetarja Una Hajdari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit