7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ish-zëvendësja e Haxhiut nis detyrën si ambasadore e Kosovës në Itali

- Advertisement -

Ish-zëvendësja e Haxhiut nis detyrën si ambasadore e Kosovës në Itali.

Nita Shala, e cila më parë kishte shërbyer si zevendësministre në Ministrinë e Drejtësisë, ka nisur edhe zyrtarisht detyrën si ambasadore e Republikës së Kosovës në shtetin e Italisë.

“Jemi të bindur që me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, Nita Shala, marrëdhëniet tona ndërshtetërore me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit të tyre. Ambasada jonë dhe Ambasadorja Shala do t’i shërbejnë me përkushtim mërgatës sonë të përqendruar në Itali.” – ka thënë ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.

E plotë:

Nita Shala profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucione ndërkombëtare, ka nisur sot detyrën e ambasadores së Republikës së Kosovës në Itali.

Shala, mban titullin doktor shkence në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva dhe ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka uruar ambasadoren Shala duke shprehur bindjen se ajo do të shënojë hapa të ri të fuqizimit të marrëdhënieve Kosovë Itali.

“Jemi të bindur që me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, Nita Shala, marrëdhëniet tona ndërshtetërore me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit të tyre. Ambasada jonë dhe Ambasadorja Shala do t’i shërbejnë me përkushtim mërgatës sonë të përqendruar në Itali.” Është shprehur ministrja Gërvalla, e cila njëkohësisht e ka falënderuar për kontributin dhe punën e saj, ambasadoren e deritanishme në Itali, Lendita Haxhitasim.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit