Musliu, qytetarëve: Bashkohuni në protestë – sa më shumë jeni në rrugë, aq më të fortë jemi brenda Kuvendit

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestueseve në protestën e sotme, me të vetmen kërkesë, votimin e Projektligjit për Specialen.

Përmes një videoje në Facebook, Musliu tha se PDK sot po qëndron në sallën e Kuvendit ashtu siç qytetarët që tri javë po qëndrojnë në rrugët e Kosovës dhe metropolet e botës, transmeton Klankosova.tv.

“Të dashur qytetarë, ashtu siç po qëndroni ju që tri javë në rrugët e Kosovës e në metropolet e botës, ashtu po qëndrojmë edhe ne në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me të vetmën kërkesë dhe të vetmin qëllim, për ta votuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ne e dimë që jemi pak, jemi vetëm 22 deputetë, por sa më shumë jeni ju në rrugë, aq më të fortë do të bëhemi ne brenda sallës. Prandaj ju ftoj për përkrahje, ju ftojmë që të bashkëngjiteni organizatorëve të protestës, dhe njëzëri të kërkojmë të drejtën tonë për të mbrojtur luftën e lavdishme të UÇK-së. Rrnoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit