Ka eskaluar protesta para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë filluar të bllokojnë rrugët, duke u vënë flakën edhe kontejnerëve.
Policia ka ndërhyrë duke tentuar shpërndarjen e protestuesve, ndërsa ka përdorur gaz lotsjellës.

Situata rreth Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa në terren vazhdojnë të jenë të angazhuara forca të shumta policore.






