10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Rizgjedhja e Trump s’do të ndryshonte qasjen e ShBA-së për mbështetjen për Kosovën

- Advertisement -

Sipas ish-zëdhënësit të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, rizgjedhja e mundshme e Donald Trump si president i SHBA-ve nuk do të ndryshonte asgjë në qasjen e këtij vendi ndaj Kosovës.

Ai kujtoi se Trump, gatë kohës si president, ka punuar gjithashtu për të përmirësuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Administrata e mëparshme e Trump ka punuar gjithashtu për të përmirësuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Trump madje priti një samit në Shtëpinë e Bardhë dhe emëroi një të dërguar special në rajon. Trump krenohet me aftësinë e tij për të vepruar si paqebërës. Pra, nëse ai fiton në SHBA në nëntor, pres që ai të mbetet i angazhuar me Kosovën. Nëse Harris fiton, pres që mbështetja e dhënë nga administrata Biden për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe për mbështetjen e sigurisë së Kosovës dhe integrimin eventual transatlantik do të vazhdojë. Pra, në përgjithësi, nuk besoj se SHBA-të do të jenë më pak të angazhuara.” – tha ai në RTK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit