Ish-ushtari i UÇK’së, Dardan Krasniqi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për raportin e Ramush Haradinajt dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se Kurti ka hangër e ka pirë në kullën e Haradinajve dhe se Ramush Haradinaj e ka strehuar në kullë në kohën kur është kërkuar nga policia.






