0.5 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Ish-ushtarakët thonë se shkëputja e ShBA-së nga NATO i hap rrugë Rusisë në Ballkan

- Advertisement -

Një postim i senatorit republikan Mike Lee në platformën “X” se është koha të largohemi nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, ngjalli reagime të shumta.

Aleati më i ngushtë i presidentit, Trump e pëlqeu këtë ide e cila mori përkrahje edhe nga disa figura tjera të njohura.

Mirëpo, kjo nuk është pohuar e as mohuar asnjëherë nga zyrtarë të NATO-s por as zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trupat e aleancës ushtarake janë në Kosovë  luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e shtetit.

Andaj, një opsion i tillë i largimit mund të ketë ndikime në terren.

Por  ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati e sheh si të pa realizueshme një ide të tillë.

E koloneli ushtarak në pension, Hysen Gecaj e vlerëson si të nevojshme një ushtri evropiane.

Por, ai shton se nuk është veprim i duhur një shkëputje e tillë.

Ndryshe, së fundmi nga SHBA-ja i është bërë thirrje Evropës që të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit