Gazeta“Ole” duket se ka gjetur pasardhësin e Carlo Ancelottit, në rast se italiani largohet nga pankina e Real Madridit në verë.
Sipas një raportimi të faqes kryesore të Argjentinës, ish-trajneri i River Plate, Marcelo Gagliardo, figuron si zëvendësuesi kryesor i Ancelottit në stolin e Los Blancos.
Argjentinasi me eksperiencë ka shprehur disa herë dëshirën e tij për të trajnuar një klub evropian, duke synuar Spanjën dhe La Ligën si destinacionin më të mirë për të.
Në fakt, shton raporti, se Gagliardo mban marrëdhënie të shkëlqyera me ish-trajnerin e Real Madridit, Santiago Solari.
Kujtojmë se Marcelo Gagliardo u largua nga River Plate në janarin e kaluar pas tetë sezonesh dhe është në “radarin” e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Paris Saint-Germain, Leeds United dhe Tottenham.