24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Ish-shefi i Task-Forcës Anti-drogë: Kosovarët nuk duhet të pajtohen me faktin se po konsumohen narkotikët – por t’i luftoj ato

- Advertisement -

Dukuria e përdorimit të substancave narkotike nga të rinjtë në shkolla, po konsiderohet problem i madh dhe kjo dukuri po haset pothuajse në secilin institucion arsimor e tek shumë të rinj e lidhur me këtë në Prishtinë është organizuar një debatet ku është biseduar për dukurin negative, përkatësisht me shtimin e përdorueseve të narkotikëve.

Përveç pjesëmarrësve tjerë në takim ka marr pjesë edhe Ish-shefi i TaskForcës Anti Drogë, Avdullah Hasani i cili duke folur për konsumimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në Kosovës si dhe për politikat që duhen krijuar për të parandaluar këtë dukuri ai ka thënë se ”Nuk dëshiron të besoj se shoqëria kosovare do të bënte gjënë më të gabuar që mund ta bëjë – të pajtohet me faktin se tani më po konsumohen narkotikët nga të rinjtë dhe të mos e luftoj atë fuqishëm si dukuri shkatërruese e brezit të ri në Kosovë e që po vazhdon të rritet.

Hasani, ka thënë se Kosova urgjentisht duhet të filloj kampanjat vetëdijësusese për informimin të rinjve lidhur me pasojat që shkaktojnë përdorimi i narkotikëve si dhe të rris luftën për parandalimin e shpërndarjes së narkotikëve e në këtë rast ai ka kërkuar që në kuadër të luftimit të kësaj dukurie negative, një segment paraqet rehabilitimi dhe trajtimi i përdoruesve të llojeve ndryshme të drogave duke e krijuar qendrën e trajtimit të përdoruesve të narkotikëve./EO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit