Një zyrtar policor dyshohet se aksidentalisht ka plagosur një familjar të tij në fshatin Dubravë të Istogut.
Ish-polici Visar Rrecaj, tha se policët e rinjë shumë shpesh po abuzojnë me armën zyrtare. Ai kërkoi që të shtohet testi i pjekurisë për secilin person që dëshiron të bëhet pjesë e Policisë së Kosovës.
“I kam përcjellë edhe rastin e Zllatarit, edhe ky i sotmi po bëhen nga zyrtarët e ri policorë. Mendoj se Policia e Kosovës është mirë me rifolumuru kriterin e moshës, jo cdo 18-vjecar të hyjë në Polici, besa-besë edhe 23 e 24 janë të papjekur. Duhet të përqendrohet që në procedurën e rekrutimit, pavarësisht që kemi kalu testin psikologjik, duhet ta bëjme edhe një test të pjekurisë, te rinia niveli i pjekurisë është shumë i ulët, prandaj kanë ndodhë këto raste. Te rasti i Zllatarit po flasim për policë të ri, edhe të ri në moshë, po abuzojnë me armën zyrtare, është e ndalume me përdor”, tha ai në RTV Dukagjini.
“Ka vend për rishyqretim të strukturës ligjore. Në polici ka qenë mosha kriter 18 vjec deri në 30 vjec me u pranu polic, sot një 27-vjecar është i pjekur si një 18-vjeçar para 30 vjete. Pjekuria është e ulët pavarësisht viteve që këta djem e vajza i kanë. IPK edhe në këtë rast, prokuroria të veprojë me urgjencë e përpikëri, këto dëme janë të pariparushme. S’mundesh me thënë më fal, sepse pasojat janë të pariparueshme”, tha ai.