16.9 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së tregon se kush e themeloi UÇK-

- Advertisement -

Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmuti, ka thënë se ishte LPK-ja ajo që e ka themeluar UÇK-në.

I ftuar në Pressing, Mahmuti, tutje ka treguar se komunikatat e UÇK-së janë botuar shumë vonë në Kosovë.

“Po. Është LPK-ja. Ato janë vendime sepse ka pasur edhe sektorë të veçantë ku ka qenë edhe Xhavit Haliti. Ku ka qenë edhe Jashar Salihu e të tjerë. Njerëz që kanë vepruar në sektorë të vecantë. Një numër veprimtarësh që kanë vepruar drejtë për së drejti për mbledhjen e fondeve. Ka qenë Zëri i Kosovës, organi që i ka dhënë hapësirë sepse komunikatat e UÇK-së janë botuar shumë vonë në Kosovë. Adnan Asllani ka qenë nga Presheva dhe ka qenë kryeredakto”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se, në LPK ka pasur rëndësi një ideal, ai i çlirimit të tokave shqiptare.

“Në LPK ka pasur shqiptarë dhe nuk ka pasur rëndësi prej cilit vend. Ka qenë vetëm një ideal ai i çlirimit të tokave shqiptare. Vetëm gjatë luftës Bedri Islami ka postuar qindra shkrime”, ka thënë Mahmuti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit