12.6 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Ish-ministri i Shëndetësisë: Transformimi i sistemit shëndetësor u sabotua nga korrupsioni dhe politika

- Advertisement -

Ish-ministri i Shëndetësisë, në një intervistë, ka zbuluar sfidat dhe pengesat me të cilat u përball gjatë mandatit të tij të shkurtër duke theksuar se reforma shëndetësore u sabotua nga korrupsioni, mungesa e disiplinës dhe ndikimi politik. Ai kishte planifikuar krijimin e 12 Qendrave të Ekselencës dhe 22 bursave klinike për specializime të avancuara, me synimin për ta bërë Kosovën një qendër të shërbimeve të avancuara mjekësore.

Sipas tij, ndërhyrjet politike dhe keqmenaxhimi administrativ e penguan këtë vizion, duke e kufizuar në një rol të një “menaxheri të mesëm” pa autoritet të plotë. “Nuk më lanë të bëj ndryshime thelbësore, por më kërkuan të ndërronte drejtorë dhe të lyente spitalet,” tha ai.

Ai i bëri thirrje qeverisë së ardhshme që të zgjedhë një ministër shëndetësie me përgatitje profesionale, pa ndikim politik dhe me autonomi të plotë për të zbatuar reformat. “Mos e ktheni sistemin shëndetësor në një lojë politike. Kjo është një mundësi që Kosova nuk duhet ta humbasë përsëri,” u shpreh ai.

Ish-ministri gjithashtu kritikoi studimet e pafundme të fizibilitetit nga organizatat ndërkombëtare, duke thënë se ato shërbejnë vetëm për të vonuar ndryshimet reale. “Nuk kemi nevojë për një studim tjetër, kemi gjithçka të qartë – na duhet veprim!”, përfundoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit