Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku e kishte përgenjështuar edhe para tri viteve Dritan Goxhajn, i cili prezantohej si ish-ushtar.
Klinaku kishte thënë se Goxhaj nu kështë veteran i UÇK-së dhe as nuk kishte aplikuar për një status të tillë.
“Së pari, Dritan Goxhaj nuk e di se është veteran i luftës së UÇK-së dhe as që ka aplikuar për një status të tillë dhe,
Së dyti, unë reagimin e kam bërë ndaj Gjykatës Speciale e cila ka arrestuar padrejtësisht një qytetar shqiptar me akuza sikur të shokëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për gjërat që iu kanë rrjedhur si skandale dhe i kanë bërë publike vet Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”, kishte shkruar ai.






