Ish-deputeti Meta: Ka mbaruar koha e ndarjeve, bashkimi kurorëzohet më 7 qershor

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Guxo, Burim Meta, ka deklaruar se bashkimi i Vjosa Osmanit me LDK-në do të sjell shpresë për qytetarët e vendit.

Pas “tubimit të bashkimit”, Meta ka shpërdarë fotografi me Osmanin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se koha e ndarjeve ka mbaruar, duke shtuar se bashkimi do të kurorëzohet me 7 qershor, në ditën kur mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.

“U bëmë bashkë, sepse vendi ka nevojë për forcën e njerëzve që besojnë, nuk dorëzohen dhe nuk përkulen. Do të jemi zëri i një bashkimi që zgjon shpresën, rikthen besimin dhe dëshmon se kur qytetarët bëhen një, askush nuk mund ta ndalë ndryshimin. Koha e ndarjeve ka mbaruar, koha e bashkimit po fillon sot dhe kurorëzohet me 7 qershor.”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit