Barcelona është shpallur kampione e Spanjës për herë të 29-të në histori dhe për të dytin vit radhazi, duke vulosur titullin në mënyrën më spektakolare të mundshme – me fitore në “El Clasico” ndaj rivalit të përjetshëm Real Madrid.
“Blaugranët” triumfuan 2-0 dhe siguruan matematikisht titullin tri xhiro para përfundimit të kampionatit, duke konfirmuar dominimin e tyre në futbollin spanjoll këtë edicion.
Qershia mbi tortë për skuadrën katalanase ishte fakti se festa e titullit erdhi pikërisht ndaj rivalit më të madh.
Golat e fitores u realizuan që në pjesën e parë, fillimisht nga Marcus Rashford me një supergol nga goditja e lirë, ndërsa Ferran Torres vulosi rezultatin 2-0.
Me këtë sukses, Barcelona vazhdon të shkruajë historinë në La Liga, ndërsa Real Madrid e mbyll sezonin për të dytin vit radhazi pa asnjë trofe – një zhgënjim i madh për klubin madrilen.






