Ish-deputeti i PDK-së: Qeveria u jep 100 euro qytetarëve, bankat ua marrin nga 5 euro

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala duke folur për “Front Online” ka kritikuar qeverinë dhe institucionet përgjegjëse për mosveprim ndaj rritjes së tarifave bankare.

Sipas Shalës, situata është veçanërisht e rënduar për kategoritë sociale, të cilat të gjitha pagesat dhe shërbimet i realizojnë përmes sistemit bankar.

Ai përmendi edhe ndihmën e ndarë nga qeveria për 100 euro.

“Është situatë e rënduar, veçanërisht për skemat sociale, të cilat i kryejnë të gjitha shërbimet përmes sistemit bankar. Anomalia më e madhe është se institucionet, përfshirë vetë kryeministrin, në njërën anë ndajnë nga 100 euro për qytetarët, ndërsa në anën tjetër nga 5 euro përfundojnë te sistemi bankar”, deklaroi Shala.

Shala shprehet se Banka Qendrore e Kosovës ka përgjegjësi institucionale për të monitoruar dhe menaxhuar këto politika.

“BQK-ja ka obligim institucional që t’i menaxhojë këto politika ose t’i ndërpresë ato, gjë që nuk po ndodh”, përfundoi Shala.

Të ngjashme

Të fundit