​Irani thotë se SHBA-të i janë përgjigjur propozimit të tij të fundit për paqe

- Advertisement -

Irani ka marrë një përgjigje nga SHBA-të ndaj propozimit të tij të fundit për paqe, thanë mediat iraniane të lidhura me shtetin.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se përgjigjja – e cila u dërgua nëpërmjet Pakistanit – tani po shqyrtohet, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

SHBA-të ende nuk e kanë konfirmuar se i janë përgjigjur Teheranit. Të shtunën, Presidenti Donald Trump tha se “së shpejti do ta shqyrtojë planin që Irani sapo na ka dërguar, por nuk mund ta imagjinojë që do të ishte i pranueshëm”, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Media shtetërore iraniane tha se plani 14-pikësh i Teheranit i kërkonte Uashingtonit të tërhiqte forcat e tij nga afërsia e kufijve të Iranit, t’i jepte fund bllokadës detare të porteve iraniane dhe të ndërprisnin të gjitha armiqësitë – përfshirë ofensivën e Izraelit në Liban.

Gjithashtu, kërkoi që një marrëveshje midis dy vendeve të arrihet brenda 30 ditëve.

Media shtetërore iraniane shtoi se propozimi i nxiti të dy palët ndërluftuese të përqendroheshin në “përfundimin e luftës” në vend të zgjatjes së armëpushimit aktual.

Duke iu referuar propozimit, Trump shkroi në një postim në Truth Social të shtunën vonë: “Ata ende nuk kanë paguar një çmim mjaftueshëm të madh për atë që i kanë bërë Njerëzimit dhe Botës gjatë 47 viteve të fundit”.

Duke folur me gazetarët të njëjtën ditë në Palm Beach, Florida, ai tha se ende nuk e kishte shqyrtuar planin në detaje.

“Më treguan për konceptin e marrëveshjes,” tha ai. “Tani do të më japin formulimin e saktë.”

I pyetur nga BBC në lidhje me mundësinë e ripërtëritjes së sulmeve ushtarake kundër objektivave brenda Iranit, Trump tha se kjo ishte “një mundësi”.

“Nëse sillen keq. Nëse bëjnë diçka të keqe,” tha ai. “Por tani për tani do ta shohim.”

Trump dukej i pavullnetshëm për t’u tërhequr plotësisht nga konflikti, duke thënë se “ne nuk do të largohemi” dhe se “do ta bëjmë, kështu që askush nuk duhet të kthehet pas pas dy ose pesë vjetësh”.

Agjencitë shtetërore iraniane thanë se propozimi i fundit i Teheranit ishte në përgjigje të një plani nëntëpikësh të SHBA-së, i cili parashikonte një armëpushim dy-mujor.

Të premten, Trump u drejtoi një letër anëtarëve të Kongresit Amerikan, duke thënë se konflikti ishte “përfunduar” që kur një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill – edhe pse Irani ende përbënte një kërcënim “të rëndësishëm” për SHBA-në dhe forcat e saj ushtarake të vendosura në rajon.

Bllokada e vazhdueshme e porteve iraniane, pretendoi ai, nuk përfaqësonte vazhdimin e konfliktit.

Të ngjashme

Të fundit