Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë Trump

- Advertisement -
Irani do ta mbajë Ngushticën e Hormuzit të hapur përgjithmonë, ka pohuar presidenti amerikan, Donald Trump në postimin e tij të fundit në Truth Social.

“Irani ka rënë dakord të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit”, shkroi presidenti amerikan, një postim që erdhi pas një sërë postimesh në platformën e tij të mediave sociale. 

“Nuk do të përdoret më si armë kundër botës!” shtoi ai.

Dy orë më parë, ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e kishte shpallur Ngushticën e Hormuzit “plotësisht të hapur” për “periudhën e mbetur të armëpushimit”.

lajme

Të ngjashme

Të fundit