25.5 C
New York
Friday, November 1, 2024

Buy now

Intervista| Qeveria Kurti më e dobëta nga paslufta, marrëveshja me Serbinë bie ndesh me Kushtetutën

- Advertisement -

“Qeveria Kurti është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova që nga paslufta. Ajo ka prishur të gjitha standardët e mirëqeverisjes të ndërtuar në Kosovën e pas pavarësisë”, ka vlerësuar Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM) në PDK në një intervistë dhënë gazetës Scanner.

Gruda ka thënë e vetmja gjë që i ka funksionuar Qeverisë e drejtuar nga Kurti në këto dy vjet ka qenë propaganda për t’i mbuluar dështimet kolosale.

“Është qeveria që ka nivelin me të ulet të investimeve kapitale, është qeveria që ka shkelur më së shumti kushtetutën e Kosovës, është qeveria që ka tradhtuar të gjitha premtimet që ka dhënë para votuesve të saj. Dy vite të kësaj qeveria janë dy vite të regresit të Kosovës në të gjitha fushat. E vetmja gjë që ka funksionuar për këtë dy vite është propaganda qeveritare në përpjeke për të mbuluar dështimet kolosale”, ka thënë Gruda.

Në vazhdim, Gruda e ka quajtur të dështuar iniciativën e Qeverisë Kurti përkatësisht të Ministrisë së Drejtësisë për reformat në sistemimit e drejtësisë.

“Qeveria ka humbur dy vjet kohë duke u marrë me veting në mënyrë të gabuar, pa konsensus politik, pa konsultim me faktorin ndërkombëtar dhe pa ju qasur në mënyrë profesional këtij procesi”, ka thënë Gruda.

Krahas kësaj, Gruda ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka vlerësuar se kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese te vitit 2015 ne lidhje me Asociacionin. Kjo sepse me këtë marrëveshje krijohet autonomi për serbet në Kosovë dhe krijohet një organe që shkon shumë përtej marrëveshjes se vitit 2013 për Asociacionin dhe më këtë edhe shumë përtej linjave kushtetuese që rregullojnë qeverisjen lokale dhe bashkëpunimin ndërkomunal”, ka thënë Gruda.

Gruda: Zhgënjyese se si Qeveria lexon Opinionin e Komisionit të Venecias - SHQIP.com

Intervista e plotë:

Gazeta SCANNER: Z. Gruda: Nga këndvështrimi opozitar çfarë vlerësimi keni për punën e Qeverisë Kurti?

Përparim GRUDA: Qeveria Kurti është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova që nga paslufta. Ajo ka prishur të gjitha standardët e mirëqeverisjes të ndërtuar në Kosovën e pas pavarësisë. Është qeveria që ka nivelin me të ulet të investimeve kapitale, është qeveria që ka shkelur më së shumti kushtetutën e Kosovës, është qeveria që ka tradhtuar të gjitha premtimet që ka dhënë para votuesve të saj. Dy vite të kësaj qeveria janë dy vite të regresit të Kosovës në të gjitha fushat. E vetmja gjë që ka funksionuar për këtë dy vite është propaganda qeveritare në përpjeke për të mbuluar dështimet kolosale.

Gazeta SCANNER: Para disa ditësh Gjykata Kushtetuese ia ka rrëzuar shumicës parlamentar Ligjin për Këshillin Prokurorial, i cili është kontestuar nga PDK-ja dhe LDK-ja. Çfarë do të thotë për ju kjo betejë e fituar për ju dhe drejtësinë në vend?

Përparim GRUDA: Rrëzimi i Ligjit për KPK-në nga Gjykata Kushtetuese tregon se ajo që u paraqit si reformë nga qeveria nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje jokushtetuese për të vënë prokurorinë e shtetit në duart e shumicës në pushtet. Dhe, po ashtu, kjo shpërfaqi edhe njëherë atë që ne e kemi thënë në vazhdimësi: paaftësinë dhe mungesën e kompetencës së kësaj qeveria që tashme është e dukshme në çdo sektor. Kjo fitore në Gjykatë Kushtetuese tregon se, megjithatë, ka ende institucione që rezistojnë ndaj logjikës populliste, dhe se përcaktimi i PDK-së për të mbrojtur kushtetutën ka qenë i drejtë. Kosova ka sot nevojë më shumë se kurrë për patriotizmin kushtetues, aq shumë të munguar në logjikën e kësaj Qeveria.

Gruda i PDK-së: Ministrja Haxhiu po manipulon publikisht me vendimin e Apelit për rastin e noterëve – Epoka e Re

Gazeta SCANNER: Reformimi i sistemi të drejtësisë, veçanërisht vetingu ka qenë njëri ndër zotimet kryesore të pushtetit. Si jeni duke e parë këtë proces dhe a besoni se Qeveria e ka seriozisht për përmbushjen e këtij zotimi?

Përparim GRUDA: Qeveria ka humbur dy vjet kohë duke u marrë me veting në mënyrë të gabuar, pa konsensus politik, pa konsultim me faktorin ndërkombëtar dhe pa ju qasur në mënyrë profesional këtij procesi. Komisioni i Venecias ka gjetur shumë vërejtje në Koncept Dokumentin për Vetingun dhe amendamentet kushtetuese të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj ne si PDK kemi propozuar që vetingu të realizohet përmes Komisionit të veçantë parlamentar. Tani ky komisioni është formuar dhe është duke bërë punën e tij. Megjithatë, unë nuk jam shumë optimist së ky proces do të shkoj siç duhet, sepse qasja e Qeverisë nga fillimi ka qenë gabim. Të shohim, shpresoj që të shkoj mirë!

Përparim Gruda: Prokuroria duhet ta intervistojë Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren, Albulenë Haxhiu për Rastin Dehari - Radio Kosova e Lirë

Gazeta SCANNER: Z. Gruda, çfarë vlerësimi keni për marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë?

Përparim GRUDA: Kjo marrëveshje, për mendimin tim, padyshim është arritur në dritën e pushtimit rus të Ukrainës. Kjo është një marrëveshje e pamjaftueshme, sepse nuk përmban njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, dhe i hap rrugën një autonomie të serbëve brenda Kosovës, e cila, në fakt, nuk bëhet për të përmirësuar jetën e banorëve serbë të Kosovës. por të krijohet mundësia që Serbia të ketë ndikimin e saj brenda Kosovës. Në këtë kuptim, nuk është një marrëveshje përfundimtare që i mbyll përgjithmonë problemet mes Kosovës dhe Serbisë por hap një kapitull të ri të negociatave.

Ajo që duhet thënë është se kjo marrëveshje e dëmshme për Kosovën është produkt i negocimit dy vjeçar të Kurtit në mungesë të plotë të transparencës.

Gazeta SCANNER: Nga këndvështrimi juaj si profesor dhe jurist a e cenon sovranitetin e Kosovës kjo marrëveshje?

Përparim GRUDA: Kjo marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese te vitit 2015 ne lidhje me Asociacionin. Kjo sepse me këtë marrëveshje krijohet autonomi për serbet në Kosovë dhe krijohet një organe që shkon shumë përtej marrëveshjes se vitit 2013 për Asociacionin dhe më këtë edhe shumë përtej linjave kushtetuese që rregullojnë qeverisjen lokale dhe bashkëpunimin ndërkomunal.

Gruda, PDK: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duar të Ministres Haxhiu – dorëheqje dhe hetim i menjëhershëm – My Blog

Gazeta SCANNER:  Të hënën e kaluar ka filluar procesi gjyqësor në Hagë kundër katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Si e keni parë ballafaqimin e fakteve në mes të prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës?

Përparim GRUDA: Fillimi i gjykimit është një moment shumë pozitivi për procesin atje, sepse mbajtja në paraburgim për më shumë së dy vite është krejt e pakuptimtë dhe shkelje e standardeve evropian për të drejtat e njeriu dhe gjykimin e drejt. Nga paraqitja e prokurorisë dhe avokateve është e qartë që në këtë proces prokuroria është në hallë të madhe. Halli i saj buron nga aktakuza e pathemeltë dhe nga mungesa e dukshme e provave dhe fakteve që do të mbështesin pretendimet e tyre në aktakuzë.

Gazeta SCANNER: Sipas jush cili do të jetë epilogu i këtij procesi?

Përparim GRUDA: Kushdo që ka lexuar aktakuzën, dhe ka para prezantimi e prokurorisë, mundet lehtë të konkludoj se fund i këtij procesi do të rezultojë me pafajësinë e plotë të të gjithë të akuzuarve. Por, kjo është një betejë juridike e gjatë që kërkon durim dhe shumë energji e profesionalizëm. Sigurisht, presim me padurim ditën kur ky gjykim absurd të mbaroj dhe z. Thaçi, z. Veseli, z. Krasniqi, z. Selimi dhe të tjerët, të shpallen të pafajshëm.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit