12.1 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Interi mposhtet në shtëpi nga Empoli

- Advertisement -

Interi ka regjistruar humbje në javën e 19-të në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi pësoi humbje ndaj Empolit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi Tommaso Baldanzi në minutën e 66-të. Ai u asistua nga mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, i cili sonte luajti për 73 minuta.

Vlen të përmendet se “Nerazzurrët” luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 40-të, kur Milan Skriniar u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Interi mbetet në pozitën e tretë me 37 pikë, aq sa ka edhe Roma si e katërta.

Ndërsa, Empoli pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe tani ndodhet në pozitën e nëntë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit