9.3 C
New York
Tuesday, March 28, 2023

Buy now

Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores kundër Atalantës.

“Zikaltrit” triumfuan 1:0 ndaj Atalantës në stadiumin “Giueseppe Meazza” në qytetin e modës.

Mbrojtësi Matteo Darmian ishte heroi i Interit pasi shënoi golin e vetëm në minutën e 57-të.

Bazuar në statistikat e ndeshjes, Interi ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushën e lojës, duke dominuar thuajse në të gjitha aspektet.

Në këtë sfidë u aktivizuan edhe dy futbollistë shqiptarë. Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u paraqit për 90 minuta për mysafirët, ndërsa për Interin u aktivizua nga minuta e 72-të edhe mesfushori tjetër i kombëtares “kuqezi” Kristjan Asllani.

Interi në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër çerekfinale mes Lazios dhe Juventusit.

Të ngjashme

105,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit