12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Instagrami dhe realiteti, Ronaldo “mashtron” fansat e tij me një fotografi gjatë debutimit

- Advertisement -

Postimi i fundit i Cristiano Ronaldos në Instagram mund të ketë mashtruar disa fansa duke besuar se ai kishte rikrijuar një nga momentet e tij më të famshme gjatë debutimit të tij në Al Nassr.

Portugezi u rreshtua për klubin e tij të ri për herë të parë të dielën, duke mos arritur të shënojë në një fitore 1:0.

Kishte një moment në lojë ku ai shkoi për një tjetër goditje spektakolare me roveshatë, por gaboi pasi arriti të godasë vetëm kundërshtarin jo topin.

Por kjo nuk e ndaloi Ronaldon të ndante një foto të tentativës akrobatike pas ndeshjes – pavarësisht se fotografia nuk portretizonte plotësisht atë që ndodhi në të vërtetë.

“Ndeshja e parë, fitorja e parë – bravo djema”, ka shkruar ai krahas saj. “Faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen e jashtëzakonshme”.

37-vjeçari iu bashkua klubit muajin e kaluar me një marrëveshje prej 175 milionë funtesh në vit që zgjat deri në vitin 2025.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit