12.5 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Inflacioni, varfëria dhe kriza ekonomike thellohet me rritjen e energjisë në Kosovë

- Advertisement -

Nga Agim Shahini

Në emër të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), shprehim shqetësimin dhe paralajmërimi se rritja e energjisë rrit inflacionin,varfërinë dhe thellon krizën ekonomike në Kosovë.

Rritja e fundit prej 16% e çmimit të energjisë elektrike pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e inflacionit në vend. Vetëm muajit e kaluar, inflacioni ka shënuar një rritje prej rreth 4%, pa përfshirë efektin e kësaj rritjeje të re të çmimit të energjisë. Me aplikimin e tarifave të reja, inflacioni pritet të përshkallëzohet edhe më tej, duke goditur drejtpërdrejt fuqinë blerëse të qytetarëve dhe duke rritur koston e jetesës.

Kjo situatë do të rëndojë edhe më shumë pozitën ekonomike të qytetarëve, duke shtuar varfërinë, ndërsa bizneset tashmë kanë filluar të bëjnë kalkulime të reja, që do të çojnë në rritje të çmimeve të shërbimeve dhe produkteve për konsumatorët kosovarë.

Agim Shahini Kryetari i AKB-ës kërkon nga institucionet përkatëse që të rishqyrtojnë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke marrë parasysh ndikimin negativ në ekonominë e vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Ne besojmë se përkrahja e qytetarëve dhe bizneseve, veçanërisht në këtë periudhë sfiduese ekonomike, duhet të jetë prioritet i padiskutueshëm i institucioneve të vendit pa varsishtë ngërqit politik që po godet në formë tjetër ekonomin dhe imazhi e kosovës.

Të ngjashme

Të fundit