6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Inflacioni në “kulm”, kur pritet të shënojë rënie?

- Advertisement -

Edhe gjatë këtij viti parashihet që Kosova do të përballet me inflacion të lartë. Njohës të çështjeve ekonomike megjithatë presin që shkalla e inflacionit të pësoj rënie të lehtë në pjesën e dytë të vitit.

Kosova parashihet të përballet me shkallën e lartë të inflacionit edhe gjatë këtij viti.

Megjithatë, njohësit e fushës së ekonomisë shprehen optimist se në pjesën e dytë të këtij viti inflacioni do të shënojë një rënie të lehtë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tregon disa nga masat që do ndikonin në zbritje të inflacionit.

“Inflacioni e arriti kulmin e vet. Masat për ta zbritur inflacionin janë të shumëta. Qeveria në dialog me biznesët duhet me sjell masa që do të ndihmonin qytetarët dhe bizneset. P.sh ka mënyra ku munden me u ulë disa tatime, të rriten pagat ose të subvencionohen një pjesë e një përqindje e mjeteve. Ta zëmë, qytetarëve me ua zbutë atë çmimin e lartë të shportës familjare…”, ka thënë Rafuna
Se inflacioni ka arritur kulmin e thonë dhe nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kryetari i kësaj Ode, Arian Zeka shprehet se deri në fund të këtij viti pritet të ketë ulje të inflacionit.

“Pavarësisht se vazhdojmë të shohim çmimet e larta të produkteve të ndryshme që dmth nuk ka ndonjë ndryshim të trendit të inflacionit nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, deri në fund të vitit ose fillimi i vitit 2024 ashtu siç është paraparë nga ana e institucioneve të ndryshme dhe ekspert të ekonomisë global të shohim ulje të inflacionit…”, ka thënë Zeka.

Njohësi i ekonomisë, Besnik Avdiaj thotë se kategorive të prekura nga inflacioni duhet t’u ofrohet ndihmë edhe përmes shërbimeve tjera, jo vetëm përmes subvencioneve.

“Qeveria jo vetëm të subvencionojë familjet e shtresave të mesme, ato me të ardhura jo të mira, por edhe përmes disa shërbimeve ose heqjes së disa obligimeve për kategoritë e infentifikuara që janë të prekura nga inflacioni…”, thotë Avdiaj.

Rritja e çmimeve në vend, filloi nga fundi i vitit 2021, për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Rritja ka vazhduar me ritëm më të shpejtë nga shkurti i vitit të kaluar, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit