Inflacioni në Kosovë arrin 7.8 për qind, emigrimi neto shkon në 28 mijë persona

- Advertisement -

Inflacioni në Kosovë arriti në 7.8 për qind në shtator, ndërsa rritja e pagave po zbehet përballë shtrenjtimit të jetesës, ka deklaruar drejtori i ASK-së, Avni Kastrati.

Paga mesatare neto në vitin 2025 ishte 636 euro, ndërsa bruto 713 euro.

“Ka inflacion në Kosovë”, ka theksuar Kastrati.

Ai ka paralajmëruar edhe për emigrimin. Sipas tij, gjatë dekadës së fundit janë larguar rreth 37 mijë persona, ndërsa janë kthyer nëntë mijë, duke rezultuar me bilanc neto prej 28 mijë personash.

Kastrati ka theksuar gjithashtu se shkalla e joaktivitetit në Kosovë tejkalon 50 për qind.

Të ngjashme

Të fundit