12.3 C
New York
Wednesday, November 11, 2026

Buy now

Përfundon asfaltimi i rrugës Lamë–Kllokoq, investimi kap vlerën e 688 mijë eurove

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se ka përfunduar projekti i rikonstruimit të rrugës Lamë–Kllokoq, e cila tashmë është plotësisht funksionale.

Sipas njoftimit të Ministrisë, rruga ka një gjatësi prej 3.4 kilometrash, ndërsa investimi kap vlerën e 688 mijë eurove.

Projekti ka përfshirë rikonstruimin e plotë të rrugës, asfaltimin me dy shtresa, rregullimin e sistemit të kullimit të ujërave, vendosjen e pahive mbrojtëse dhe sinjalizimin rrugor.

MIT ka bërë të ditur se përfundimi i këtij projekti synon të ofrojë kushte më të mira për banorët dhe të gjithë shfrytëzuesit e kësaj rruge, si dhe të rrisë sigurinë në qarkullim.

Ministria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha pjesët e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit