9.6 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Infantino jep lajmin e madh: Me Ademin biseduam për stadiumin Nacional që do të ishte simbol i këtij vendi

- Advertisement -

Numri një i FIFA-s, Gianni Infantino, është deklaruar para mediave për vizitën që bëri sot në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Ai ka thënë se Kosova është një vend i mrekullueshëm i cili po vazhdon ta bëjë një punë të madhe në ngritjen e futbollit.

Infantino ka thënë se ka biseduar me Presidentin e FFK-së, Agim Ademi për stadiumin Nacional dhe janë duke kërkuar të bëjë një bashkëpunim për ndërtimin e tij.

“Diskutuam me udhëheqësit se si ta dërgojmë futbollin në një nivel tjetër. Biseduam për futbollin në shkollë, futbollin në akademi, për stadiumin nacional të këtij vendi, i cili do të ishte simbol i këtij shteti të ri. Jemi duke shikuar si të bashkëpunojmë për këtë. Dua të falënderoj Ademin që po bën një punë të jashtëzakonshme dhe kërkoj nga ju ta mbështetni atë”, ka thënë Infantino pas vizitë në FFK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit