Robbie Williams ka treguar një moment të pazakontë nga jeta e tij personale, pasi humbi një pjesë të dhëmbit të përparmë gjatë rutinës së zakonshme të larjes së dhëmbëve.
Këngëtari britanik ndau ngjarjen në rrjete sociale, duke shpjeguar se e kuptoi çfarë kishte ndodhur vetëm pasi i buzëqeshi bashkëshortes së tij, Ayda Field, e cila reagoi me të qeshura, shkruan Mirror.
Williams tha se për momentin nuk mund ta rregullojë dhëmbin, pasi dentisti i tij ndodhet disa orë larg dhe ai ka angazhime me koncerte. Megjithatë, ai e mori situatën me humor, duke bërë shaka për “pamjen e re” të tij.






