8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Importet nga Serbia në Kosovë, opozita e cilëson rritjen si pasojë e menaxhimit jo të mirë të Qeverisë

- Advertisement -

Ani pse dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdimësi ka kërkuar bojkotimin e produkteve serbe, deri në nëntor të vitit të kaluar importet nga Serbia në vend shënuan rritje mbi 340 milionë euro.

Lidhur më këtë, nismatari i fushatës për bojkotimin e këtyre produkteve, Burim Piraj thotë se pas fushatës kanë qenë të dëshpëruar nga statistikat e importeve.

“Në vitin 2022 kemi pas rritje, rritje në vlerë por jo në sasi… dhe kur e kemi kuptu kemi qenë të dëshpëruar dhe na ka dhënë një kurajo që ne të punojmë më shumë”, tha Piraj.

Kritika për rritje të importit të mallrave serbe kanë edhe partitë opozitare.

Ferat Shala nga PDK, thotë se rezultat i rritjes së importit është menaxhimi jo i mirë qeverisës.

“Thotë që rritje ka dhe është e jashtëzakonshme, 341 milion euro gjatë vitit 2022, shifër të cilin nuk e gjeni në asnjë vit paraprak, kjo është si një rezultat i një menaxhimi jo të mirë qeverisës”, deklaroi Shala.

Tutje, ekonomisti Jakup Bellaqa tregon një ndër faktorët të cilët sipas tij ndikuan në këtë rritje.

“Ka një tendencë të rënies mirëpo ende është I lartë importi nga Serbia… njëri ndër faktorët është se biznesmenët I kanë rritur qmimet dhe kanë ndiku që produktet e serbisë të shitën që janë me cmime të ulëta”, theksoi Bellaqa.

Televizioni ka insituar të marrë statistikat e importeve nga Dogana e Kosovës përgjatë javëve të fundit, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit