11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

AKK: Lejimi i komunave për të pasur një fond emergjent është i domosdoshëm

- Advertisement -

Skenderaj, Klina, Istogu e Mitrovica janë disa nga komunat në vend të cilat u prekën nga të reshurat e shiut.

Si përfaqësues i komunave, Sazan Ibrahimi ka kërkuar që Qeveria duhet t’i mundësojë komunave një fond emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi sipas tij probleme natyrore ka edhe në stinën e verës siç janë zjarret nëpër pyje.

“Pas bisedimeve qe kam pasur me kryetarët e komunave të cilët janë prekur nga vërshimet…. në bazë të legjislacionit në fuqi komunat nuk kanë shumë kompetenca sa i përket përkrahjes së qytetarëve të prekur nga vërshimet përveq të i aktivizojnë komisionet të cilët bëjnë vlerësimin e dëmvëve, komunat sa herë ka qenë e nevojshme i kanë aktivizu këto komisione të cilët e bëjnë evidenimin e dëmëve të shkaktuara”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi konsideron se dëmet e shkaktuara nga vërshimet janë me miliona euro.

“Dëmet mund të jenë me miliona euro… po presim që situata të qetësohet dhe të dërgohen listat në nivelin qendror”, theksoi ai.

Tutje, ai ka një kërkesë për qeverinë.

“Kerkojmë që komunave të iu mundësohet planifikimi buxhetor, të kenë një vijë buxhetore për raste të tilla buxhetore emergjente”, shtoi Ibrahimi.

Ibrahimi e ka quajtur të domosdoshëm dhe më se të nevojshëm që niveli qendror tu lejojë komunave të kenë një fond për emergjencë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit