15.9 C
New York
Sunday, May 11, 2025

Buy now

Ilir Qallapeku, që vdiq sot, ishte ish-truproja i Thaçit i njohur si ‘Tarzani’

- Advertisement -

Ilir Qallapeku i njohur me nofkën “Tarzani”, truproje e ish-presidentit, Hashim Thaçi ka ndërruar jetë sot.

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar Ramiz Shala një politikan lokal i Skenderajt

“Tarzani i Tigrave të Zi. Qallapeku ka qenë luftëtar i UÇK-së, i Brigadës 111 “Adem Jashari” i njohur me nofkën “Tarzani”, ka shkruar Shala në postimin e tij në Facebook.

“Triumfalisti i shumë betejave sot e humbi betejën me një sëmundje të shkurtër por të rëndë. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, miqve dhe shokëve. Lavdi jetës dhe veprës tuaj”, ka shkruar Shala, duke vazhduar “Përherë do të kujtojmë Ilir Tarzanin”.

 

Të ngjashme

Të fundit