Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka thënë se mundësitë e vitit 2025, si anëtarësimi në KiE, apo edhe shqyrtimi i kandidaturës për në BE, nuk kthehen më.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se duhet parë se për çfarë pajtohen partitë politike pas zgjedhjeve, që të jetë me lehtë se kush me kë mund dhe duhet ta bëj qeverinë.
“Për shembull a pajtohen partitë që rryma duhet të shtrejtohet apo jo? A pajtohen partitë që duhet rritja e menjëhershme e rrogave, pensioneve dhe pakos ekonomike për sektorin privat apo jo? A pajtohen apo jo partitë që marrëdhëniet me shtetet kyqe perëndimore janë të dëmtuara apo jo? A pajtohen partitë që Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e veta nga dialogu me Serbinë, që lidhet me përmirësim të marrëdhënieve me SHBA dhe shtetet e BE-së, apo jo? A pajtohen partitë që duhen veprime dhe masa të qeverisë së re për ndërtim të besimit me popullatën serbe në Kosovë, apo jo? Dhe në këtë rrafsh – a pajtohen partitë që kërkesa e vjetër 16 vjeçare për komuna me shumicë boshnjake, e riaktualizuar tash, është legjitime apo jo?” – ka shkruar ai.
Në fund, Deda ka shtuar se nëse vendi shkon në zgjedhje të reja gjatë veres, pasojat do t’i bartin qytetarët.
“Kosova mundet edhe të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare këtë verë nëse partitë nuk pajtohen për objektivat për Kosovën. Pastaj të presin përfundimin e zgjedhjeve lokale para se të formojnë qeverinë e re. Por mundësitë e vitit 2025 NUK do të kthehen më. Pasojat tek e fundit i bartin qytetarët dhe shteti. Por jo edhe militantët që do të bërtasin gjithandej se pikërisht ky apo ai lider është “më i miri” për Kosovën, ndërkohë që Kosova do të jetë edhe më e varfëruar, më e cunguar dhe më e vetmuar” – u shpreh ai.
Postimi i plotë: