Zllatan Ibrahimoviq ka reaguar lidhur me akuzat financiare ndaj Manchester Cityt, duke vënë në pikëpyetje gëzimin e disa klubeve dhe trajnerëve të Premier League për situatën e kampionëve anglezë.
“Pyes veten pse shoh klube dhe trajnerë të tjerë të Premier League kaq të lumtur që Manchester City po përballet me këto akuza. Po, ata kanë shpenzuar shumë para për të ndërtuar një skuadër cilësore. Por a do të thotë të shpenzosh para se çdo lojtar që dëshiron të jetë automatikisht i disponueshëm? Dhe çfarë ndodh me klubet që i kanë mposhtur me të njëjtët lojtarë?”, është shprehur Zlatan.
Ai ka veçuar edhe Pep Guardiolën: “Po Guardiola? A është blerë edhe ai? Nëse paratë do të garantonin suksesin, Manchester City do të kishte fituar shumë më tepër tituj të Champions League. Ata e kanë fituar vetëm një herë. Ndërkohë, Real Madridi vazhdon të gjejë mënyra për ta mposhtur Cityn në Evropë.”
Në fund, suedezi theksoi se suksesi në futboll nuk përcaktohet vetëm nga investimet financiare. “Mund të shpenzosh para, por të duhen lojtarët, trajneri, mentaliteti dhe momentet e duhura për të fituar”, përfundoi ai.






