I riu që vdiq në kantierin e stacionit policor në Zubin Potok, Lushtaku: Humbja e tij është dhimbje e madhe

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas vdekjes tragjike të 27 vjeçarit Bajram Selimi nga komuna e Skënderajt.

Lushtaku ka ngushëlluar familjarët e tij duke thënë se humbja e tij është një dhimbje e madhe.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëvendasit tonë, Bajram Muharrem Selimit nga Kuqica, i cili humbi jetën aksidentalisht gjatë punës në ndërtimtari.

Në këto çaste të rënda, në emrin tim dhe të komunës së Skenderajt shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Selimi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Bajramin. Humbja e tij është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për familjen.

U prehtë në paqe Bajrami ndërsa bashkëndjejmë me familjen e tij të cilët shpresoj të gjejnë forcë dhe qëndresë për ta përballuar këtë humbje!

SL

29-vjeçari vdiq derisa po punonte në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Potok, një i arrestuar

Të ngjashme

Të fundit