Babai i futbollistit të Clujit, Meriton Korenicës (Haxhi) ka ndërruar jetë në mbrëmjen e së enjtës.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka reaguar përmes instagramit.
Ai ka publikuar një video, ku shihej babai i tij në spital duke shikuar dhe mbështetur djalin e tij deri në frymën e fundit.
“Suportuesi jem gjatë gjithë jetës, deri në sekondat e fundit. Ti je forca ime prej lartë, do të bëjë kreanar gjithmonë ashtu siç ke dashur. Posho i qetë shpirti i pastër. Babi shihemi në xhehnet”, ka shkruar Korenica.
Kujtojmë që Haxhia ishte një dashamirës i madh i sportit në qytetin e Rahovecit./Indeksonline/