Hekuran Berisha shënoi nga pothuajse gjysma e fushës për t’ia siguruar Dukagjinit Kupën e parë të Kosovës ndaj Ferizajt.
Për ta bërë këtë triumf edhe më të paharrueshëm, këta të parët ishin me një lojtar më pak në fushë.
Berisha zbuloi se e kishte përcjellë portierin e Ferizajt edhe më parë që shpesh di të dalë nga porta e tij, dhe priti momentin e duhur.
“Jam shumë i lumtur për këtë gol që arrita të ndihmoj ekipin e qytetit tim të fitojë”, tha Berisha për Artmotion.
Ka qenë një ndeshje e vështirë. Është gjithmonë 50/50. Kemi hekë shumë, kemi vujtë, por kemi arritë me sakrificë dhe mund”.
Vlen të përmendet që të dy golat e klubit nga Klina erdhën nga dy djem të këtij qyteti pasi edhe Altin Mërlaku i cili realizoi golin e parë zbuloi ngazëllimin e tij për kontributin e dhënë për klubin e vendit ku është rritur.






