Emocionohet Qeriqi: Kam plagë, lufta më la në gjendje të rëndë

- Advertisement -

Luftëtarët e UÇK-së janë bërë sikur tabelë qitjeje, duke iu vendosur edhe emra si “Serbia”.

Tash e një kohë ka nisur një fushatë e egër ndaj tyre.

Për këtë e tema të tjera u diskutuan sonte në Edicionin Special në Klan Kosova me kryetarin e OVL UÇK-së në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi.

Për Qeriqin, ofendimi i luftës së UÇK-së është e papranueshme.

“Veteranët, sidomos ushtarët e UÇK-së e kanë dhënë maksimumin, janë munduar maksimalisht për ta çliruar vendin. Shumë prej tyre i kemi dëshmorë, kemi invalid të luftës të cilët edhe sot vuajnë nga plagët e luftës, i kanë humbur gjymtyrët në betejat e ndryshme dhe sot i shohim komente të ndryshme që me të vërtetë janë të prekshme sidomos për ne të cilat i kemi përjetuar ato gjëra”, deklaroi ai.

“Unë vet jam një protagonist që e kam përjetuar ku gjatë një beteje i kam humbur 41 bashkëluftëtarë edhe dy netë të tëra nuk kemi bërë gjumë në rrugëtim, me gjakderdhje e me gjithë atë sakrificë”, shtoi Qeriqi.

Ai u emocionua derisa fliste edhe për plagët që i ka në trupin e tij.

“Para 2-3 ditësh e kam pasur një intervenim në Qendren Klinike dhe Universitare. Në plagë kam probleme serioze dhe infeksione të vazhdueshme, që përballem çdo ditë, çdo natë e çdo minutë”, theksoi kreu i OVL UÇK-së në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit