7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

I dështoi transferimi tek Genoa, De Gea në bisedime të avancuara me një klub tjetër italian

- Advertisement -

David De Gea ka qenë një lojtar i lirë gjatë 12 muajve të fundit, që prej largimit nga Manchester Unitedi pas skadimit të kontratës.

Ai ka qenë në kërkim të një aventure të re që nga korriku i vitit të kaluar, por siç duket ai do t’i rikthehet sërish fushave të gjelbra për sezonin 2024/2025.

Situata e De Geas ka marr disa kthesa të shumta gjatë javëve të fundit. Ai ishte në bisedime me Genoan, por kjo lëvizje dështoi.

Së fundmi, ai është bërë një objektiv serioz për Fiorentinën, ani pse diskutimet e para konkluduan se 33-vjeçari ka një pagë e cila është ‘e papranueshme’.

Përkundër kësaj, gazetari italian Alfredo Pedulla tani ka raportuar se bisedime të reja mes De Geas dhe Fiorentinas pritet të mbahen gjatë 24-48 orëve në vazhdim.

Ish-portieri i Atletico Madridit dhe Spanjës, i cili së fundmi kishte refuzuar disa oferta, në mesin e tyre edhe nga Arabia Saudite, i ka dhënë prioritet transferimit tek Fiorentina.

Mbetet të shihet nëse De Gea do të rikthehet në fushë para përfundimit të verës, por nëse ndodh kjo, me gjasë ai do të duhet të pranojë një ulje drastike të pagës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit