Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa kujtoi një deklaratë të kryeministri të Kosovës, Albin Kurti të cilën e quajti shkelje problematike kur sipas tij e ka këshilluar Shkupin që të kthehet nga Prishtina e jo nga Beogradi.
“Dhe është duke ndodhur pikërisht e kundërta , zoti Kurti përmes hibridit politik VLEN-it do të jetë në një Qeveri e cila në aspektin ideologjik është e djathtë dhe në aspektin e preferencës politike është e kundërta, nuk do të ketë preferenca kah Prishtina dhe nga Sofia, por do të ketë preference kah Beogradi.”, tha ai.
Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa në emsionin “Click” , RTV21 tha se zgjedhjet locale në MAqedoninë janë të rëndësishme për VMRO sepse sipas tij mund të vulosin tjetër rritje madhe.
“Ky është një kalendar kohor prej gjashtë muaj deri në 1 vjet e gjysmë, kur duhet të konsolidohet qeveria dhe kur duhet të mendojë seriozisht për ndryshimin kushtetues ..dhe nëse për Mitkovski janë tri parime për të krijuar partneritet qeveritar..për BDI dhe forntin Evropian mund të jetë vetëm një dhe me urgjencë do të jetë mu çështja e ndryshimit kushtetues e cila i mundëson Maqedonisë drejt rrugëtimit evropian”, tha ai.
Duke shtuar se kjo mund të jetë një çshtje jo vetëm e krijimit të qeverisë më konceptuale që mudnn të sjellë oërçarje më seriozie politike.
“Dhe së bashku me këëtë janë eddhe dy çështje tjera që s’duhet të harruar që i ka përmenduar në fushatën e saj presidentja , kjo është çështja e gjyqit të Hagës sipas saj ka lëndë nga lufta 2001 që mund të rihapen dhe më shumë se kaq është çështja e Marrëveshjes së Ohrit , ajo në një mënyrë iu ka referuar çështjes së gjuhës që është tejkaluar Marrëveshja e Ohrit, kjo është çështje fundamentale, pikë themeltare për komunitetin shqiptar kushdo që do ta prekte Marrëveshjen e Ohrit , seriozisht do ta minonte stabilitetin e ndoshta edhe më shumë të shtetit maqedonas”, tha Hysa.