20.8 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

Hungaria s’do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE, s’i kontribuon dialogut

- Advertisement -

Szijarto, duke iu përgjigjur pyetjes së mediave serbe në konferencë, tha se qëndrimi i Hungarisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës ka qenë i qartë qysh më parë.

“Ne jemi duke u mbështetur në suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se fakti që Kosova po aplikon për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu.

“Hungaria nuk do ta mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Szijarto.

Szijarto sot në Budapest ka takuar Ministren e Ekonomisë së Serbisë, Adrijana Mesaroviq, me të cilën ka biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë

Të ngjashme

Të fundit