28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Humolli: Ende sot jemi duke u marrë me Urën e Ibrit brenda Kosovës me pyet Serbinë a e hapim apo jo

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli e ka cilësuar si gabim, që kushdo që i bënë Kosovës presion që mos me hap Urën e Ibrit.

Humolli ka deklaruar se bllokimi i Urës së Ibrit nuk është interes i popullatës, por një hap i Serbisë, që nëse nuk munden me marrë krejt Kosovën ta marrin një pjesë të saj.

Ura e Ibrit është bllokuar nga KFOR-i edhe pse e ka mandatin me siguru lëvizjen e lirë në Kosovë. Bllokimi i urës nuk është interes i popullatës po hap i Serbisë në bashkëpunim me miqët e Serbisë në kuadër të KFOR-it, që nëse nuk munden me marrë krejt Kosovën me marrë një pjesë të Kosovës”, tha Humolli për Gazetën Blic.

Sa i përket deklaratës së ish-kryengociatorës Edi Tahiri, Humolli ka thënë se ajo ka provu në variantin e vet mirëpo Serbia është fuqizu edhe më shumë.

Për këtë nga BE bëhet presion që për hapjen e urës të bisedohet me Serbinë. Është gabim kushdo që i bën presion Kosovës që mos me hap urën. Edita Tahiri ka provu në variantin e vet po Serbia është fuqizu”, shtoi ai.

Ende sot jemi duke u marrë me urën brenda Kosovës me pyet Serbinë a e hapim apo jo. Aty ku e ka mirë Albini duhet me përgëzu e aty ku e ka gabim me kritiku. Opozita po e kritikon mu aty ku është mirë dhe është interes i Kosovës me përkrahë të gjithë. Se botën jemi duke e parë së paku qe 25 vite.” – tha Humolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit