Mats Hummels pritet të largohet nga Borussia Dortmundi, si lojtar i lirë gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë.
Siç raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Hummels nuk do ta ndryshojë vendimin pavarësisht largimit të Edin Terziqit.
Mbrojtësi gjerman do t’i shikojë ofertat që ka marrë, duke u dhënë prioritet klubeve nga Evropa.
Hummels tashmë ka refuzuar propozime që i kanë ardhur nga Arabia Saudite, pasi nuk ka në plan të luajë atje.