Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka uruar Papa Robert Francis Prevost me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë
Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxhaj ka shkruar:
“Urime Papa Robert Francis Prevost për zgjedhjen tuaj. Teksa e nisni këtë mision të shenjtë, ju uroj mençuri dhe forcë në udhëheqjen e miliona besimtarëve drejt paqes, dhembshurisë dhe besimit.”
Ky reagim vjen pas konfirmimit zyrtar të zgjedhjes së Papa Prevost, i cili tashmë merr përsipër detyrën e lartë shpirtërore në një kohë sfiduese për botën dhe komunitetin global katolik.