Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe sot në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan të Pejës, në përkujtim të viktimave të masakrave të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një videoje emocionale të publikuar në rrjetet sociale, Hoxhaj ka ndarë momente nga homazhet dhe takimet me familjarët e viktimave, duke theksuar se dhimbja për këto ngjarje mbetet ende e gjallë.
“Sot, në homazhet për viktimat e Qyshkut, Zahaqit, Pavlanit dhe Llabjanit të Pejës, takimet me familjarët rikthejnë dhimbjen e madhe që këto masakra lanë pas. Kujtimi për civilët e pafajshëm të vrarë mizorisht mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka nderuar kujtimin e viktimave dhe ka shprehur solidaritet me familjet që edhe pas shumë vitesh vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen e humbjes së më të dashurve të tyre.
https://www.facebook.com/






