Hoxha paralajmëron krizë edhe pas 7 qershorit: Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja në vjeshtë

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha ka vlerësuar se procesi aktual zgjedhor në Kosovë mund të mos sjellë zgjidhje për krizën politike në vend, duke paralajmëruar mundësinë e një ngërçi institucional dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vjeshtë.

Në Debat Plus, Hoxha tha se skenarët politikë aktualë nuk japin garanci për formimin e qëndrueshëm të institucioneve, duke theksuar se ekziston rreziku që zgjedhjet të mos prodhojnë një rezultat stabil.

“Prandaj kemi zgjedhje të cilat nuk do të prodhojnë zgjidhje dhe me shumë gjasë prodhojnë zgjedhje të reja në vjeshtë. Përveç nëse ndërkohë mund të ndodhin dy gjëra. Nëse Serbia hyn në zgjedhje në vjeshtë, siç ka disa paralajmërime, ose alarmi që administrata Trump do të bie një zgjidhje para zgjedhjeve të tyre të nëntorit për Ballkanin. Unë besoj që këto kanë pak gjasa të ndodhin dhe ky proces më shumë shpresë që kanë kosovarët që do të prodhojë një rezultat të ri e një frymë të ri që krijon ndryshimin e institucionet do të rezultojë negativisht dhe do të kemi një ngërç politik dhe me gjasë të madhe do të përsëris një proces të ri zgjedhor”, ka thënë Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit