Analisti Ylli Hoxha ka komentuar hapjen e fushatës parazgjedhore të partive politike për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se për partitë politike hapja e fushatës me prani të borës është ‘kiamet’.
‘’Ajo çfarë pamë në fund të ditës, mendoj se LDK e PDK kanë pas tubime tejet të suksesshme…paraqitje ndonëse i kemi prit. Mungesa e AAK-së me një tubim të madh mendoj se ka pas të bëjë me pjesën organizative të fushatës…besoj se ka të bëjë me aspekte logjistike edhe te AAK-ja edhe te VV-ja, arsyeja pse ka shku në Gjakovë besoj se është e tillë’’, ka thënë ai.
Hoxha e ka quajtur të palogjikshme fillimin e fushatës së Vetëvendosjes në Gjakovë.
‘’Gjakova në asnjë moment të zhvillimit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pasur organizatë aq të fortë sa për të ju besu organizimi i tubimit të parë e as të fundit. Ka qenë organizata më modeste se në pjesë të tjera të vendit’’.
‘’Kjo ka ndiku që kishte një zbehtësi të tubimit të parë të Lëvizjes Vetëvendosje, ne pritshim që ka me qenë tubimi shumë më i madh se sa i LDK-së dhe PDK-së’’, ka thënë ai.