11.7 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Hovenier e vlerëson produktiv takimin e Kurtit me O’Brien: Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, përcjell Reporteri.net. 

Hovenier tha se SHBA-ja pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Kënaqësi të bashkohem me Ndihmëssekretarin O’Brien për takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti. Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Hovenier në X.

Në takimin që pati me Kurtin, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkroi O’Brien

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit