14 C
New York
Monday, April 22, 2024

Buy now

Hoti: Si erdhi puna që BE-ja të deklarohet me përçmim ndaj Qeverisë së Kosovës

- Advertisement -

Ish-kryeministri i vendit, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së Peter Stano i cili iu referua si “dikush” zv.kryeministrit Bislimi pasi ky foli për raportet Kosovë -BE dhe kërkesat për deeskalim në Veri. Hoti ka vlerësuar se Stano është përgjigjur me përçmim e mospërfillje ndaj Qeverisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për deklaratën e Besnik Bislimit i cili ka thënë se BE-ja s’duhet ta detyrojë Kosovën që ta eskalojë përsëri situatën për të treguar që situata në Veri të vendit ka de-eskaluar.

E për këtë deklaratë, Stano ka thënë për Gazetën Express se nuk komenton “gjithçka që dikush thotë në Kosovë”.

Këtë deklaratë të Stanos, Avdullah Hoti e ka quajtur përçmim e mospërfillje ndaj Qeverisë së Kosovës, duke u shprehur i habitur se si ka ardhur puna deri këtu.

““S’komentojmë gjithçka që thotë dikush në Kosovë”. Si erdhi puna që një zëdhënës i BE-së të deklarohet me kaq përçmim e mospërfillje ndaj deklarimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës?!”, ka shkruar deputeti Hoti në profilin e tij në Facebook.

Qeveria e Kosovës tash e sa kohë është duke kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia heqë masat Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit